Kryetari i Komunës së Tetovës iu drejtohet bashkëkombasve në Kosovë: Duke u vetëvendosur, ju votoni sot edhe për fatin e shqiptarëve në rajon
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i është drejtuar bashkëkombasve në
Kosovë duke thënë se tani është momenti për të vetëvendosur.
“Ju e keni më të qartë se gjithkush tjetër se kush ju ka përfaqësuar deri më tani denjësisht, duke punuar për zhvillimin e vendit, por edhe për kthimin e çdo milimetre toke të Kosovës, CEP më CEP”, shtoi ai.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që vendosin të ardhmen dhe fatin në Kosovë, por që vendosin edhe fatin e të gjithë shqiptarëve në rajon: “Mos harroni, se Ju, sot VetëVendosni për fatin tuaj, fatin e Kosovës, por edhe për fatin e të gjithë shqiptarëve në rajon.”
Bilall Kasami bëri thirrje që të dilet dhe të votohet sa më masivisht, duke rrethuar numrin 118 e duke mbështetur kryeministrin Albin Kurti!
“Vetëvendosni për një të ardhme plot dinjitet. Dil dhe voto, për Albinin kryeministër!”, tha për fund Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Deklarimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëkombas në Kosovë. Tani është momenti për të Vetëvendosur. Ju e keni më të qartë se gjithkush tjetër se kush ju ka përfaqësuar deri më tani denjësisht, duke punuar për zhvillimin e vendit, por edhe për kthimin e çdo milimetre toke të Kosovës, CEP më CEP.
Mos harroni, se Ju, sot VetëVendosni për fatin tuaj, fatin e Kosovës, por edhe për fatin e të gjithë shqiptarëve në rajon.
Andaj ju bëj thirrje që të dilni dhe të votoni sa më masivisht, të rrethoni numrin 118 të mbështesni kryeministrin Albin Kurti! Dhe të Vetëvendosni për një të ardhme plot dinjitet.
Dil dhe voto, për Albinin kryeministër!
Rruga Press