Lajme

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dënohet me 4 mijë euro për punësimin e vajzës së tij

Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor për konflikt interesi kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj dhe e ka dënuar me 4 mijë euro gjobë.

Elezaj në dhjetor të vitit 2020 ishte dënuar nga shkalla e parë por rasti ishte kthyer në rigjykim nga gjykata e Apelit.

Elezaj akuzohet nga Prokuroria për rastin e punësimit të vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Trupi gjykues në këtë rast është udhëhequr nga gjyqtarja Violeta Husaj- Rugova.

Lexo më shumë  Kryeziu reagon ndaj lajmit të rremë të Klanit të Devollëve: Nuk ka qenë e vërtetë as në 2023, as sot

Prokuroria e Pejës pretendon se Elezaj edhe pse e kishte ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në konkursin e datës 2 shkurt 2018, ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për krijimin e marrëdhënies se punës lidhur me po të njëjtin konkurs.

Sipas aktakuzës, komisioni të cilin Elezaj e kishte formuar, kishte përzgjedhur vajzën e kryetarit si më të suksesshmen, duke e punësuar atë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Lexo më shumë  Inaugurohet Nënstacioni Ferizaj 3, një ditë e shumëpritur për Ferizajn dhe Kosovën

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se kallëzimi penal kundër kryetarit Elezaj, është ushtruar nga Agjencia Kundër Korrupsion në Kosovë.

Në një opinion ligjor të AKK-së dhënë për Prokurorinë e Pejës, thuhet se kryetari i Komunës përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë çështje në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes se tij ka interes personal apo financiar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *