Kryetari i Këshillit Evropian: Përvjetori tragjik që na kujton se duhet të punojmë për paqe
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, tha se është përvjetor tragjik që duhet shërbejë si kujtesë se puna e përbashkët për paqen në Evropë duhet të vazhdojë.
Michel shkroi në Twitter të hënën, kur në Srebrenicë kujtohet krimi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore.
Më 11 korrik 1995, forcat serbe në Bosnjë vranë mbi 8300 burra e djem mysliman të paarmatosur.
“Ky përvjetor tragjik është gjithashtu një kujtesë se ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, shkroi ai në Twitter. Shkrimin e shoqëroi më një foto ku shihet pllaka me emrat e disa prej viktimave të këtij krimi serb.
Rruga Press