KryesoreLajme

Kryetari i Graçanicës, Letutrim Ajati akuzon Berat Buzhalën për shpifje dhe keqinformim publik

Letutrim Ajati ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të Gazetës Nacionale dhe publicistit Berat Buzhala, duke i cilësuar ato si shpifje të qëllimshme dhe keqinterpretime të ligjit.

Në reagimin e tij, Ajati ka theksuar se nuk i përket Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe se pretendimet e ngritura ndaj tij dhe subjektit politik janë të pavërteta. Ai ka sqaruar se nuk ekziston asnjë koalicion politik, duke nënvizuar se çështja e nënkryetarit për komunitete është obligim ligjor i përcaktuar qartë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, në komunat ku komunitetet joshumicë përbëjnë mbi 10 për qind të popullsisë.

Lexo më shumë  (LIVE) Pas pak fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës - Rendi i ditës

Sipas Ajetit, Gazeta Nacionale dhe Berat Buzhala janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë dispozitë ligjore, por megjithatë po zgjedhin të dezinformojnë opinionin publik me qëllim dëmtimin e individëve dhe nxitjen e narrativave të rreme politike.

Ai ka bërë thirrje që debati publik të bazohet në fakte dhe ligj, duke theksuar se shpifjet dhe manipulimet mediatike dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe cilësinë e diskursit demokratik në vend.

Lexo më shumë  Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

Rruga Press

YouTube player