Kryeshefja ekzekutive ruse e internetit denoncon luftën, largohet nga vendi: Nuk mund të jetoj në një shtet që…
Drejtoresha ekzekutive e ekuivalentit rus të Google-it, ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini.
CEO-ja e Yandex-it, Yelena Bunina, foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një memo për kolegët e saj të publikuar në portalin e brendshëm të kompanisë, raporton TASS-i.
Bunina ishte me pushime në Qipro kur filloi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, ajo fluturoi për në Izrael më 1 mars dhe nisi të punonte nga zyra e kompanisë në Tel Aviv.
“Unë nuk do të kthehem. Unë nuk mund të jetoj në një vend që është në luftë me fqinjët e tij”, thuhet në memon e brendshëm të paraqitur prej saj.
Dorëheqja e Buninës do të hyjë në fuqi më 15 prill, sipas raportit.
“Pjesën tjetër të roleve do t’i transferoj gradualisht. Derisa t’i transferoj plotësisht, nuk do largohem”, shton ajo në memon e saj.
Bunina ka qenë me ekuivalentin e Google-it në Rusi që nga janari i vitit 2011, kur ajo filloi si drejtoreshë e burimeve njerëzore. Ajo u ngrit në detyrë si CEO në muajin dhjetor.
Rruga Press