Bota

Kryeprokurorja ukrainase publikon fotografitë dhe të dhënat e dhjetë ushtarëve rusë, përgjegjës për krime lufte mbi civilët në Bucha

Në një postim në Facebook, kryeprokurorja ukrainase Irina Venediktova e cila është e angazhuar për hetimin e krimeve të luftës të shkaktuar nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha, ka publikuar sot emrat dhe fotografitë e të dyshuarve për krime mbi civilët që ishin përfshirë në vrasje dhe përdhunime.

Prokurorja ka theksuar se hetimet kanë zbuluar se dhjetë ushtarë rusë kanë marr pjesë në torturimin, vrasjen dhe përdhunimin e banoreve të Buchas.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Brigada e tyre e 64 e motorizuar e Forcave të Federatës Ruse, është nderuar me medalje nga Putini për heroizëm. Por ata në fakt kanë kryer krime lufte, e dëshmi për këtë janë tmerret në Bucha që kanë mundur t’i shohin të gjithë”, shtoi Venediktova.

E zyra e kryeprokurorit në Bucha ka arritur të identifikoj të dyshuarit për krime lufte, përdhunime e masakrim. Bëhet fjalë për dhjetë ushtarë rusë të kësaj brigade.

Vjacheslav Lavrentjev,

Hryhoriy Naryshkin,

Vasilij Knjazhev,

Semjon Malcev,

Sergej Peskarev,

Albert Radnaev,

Mihajlo Kashin,

Andriy Bizyaev,

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Dmytro Serhiienko,

Nikita Akimov.

Gjatë një afati të shkurtër kohor, gjatë hetimeve është konfirmuar se në kohën e okupimit të Buchas, ushtarët rusë të lartcekur kanë marrë peng civilë të paarmatosur, duke i vrarë dhe mbajtur të lidhur. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *