Bota

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale viziton Buchan: Ukraina është një skenë krimi

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, vizitoi sot qytetin ukrainas të Bucha, duke u thënë gazetarëve: “Ukraina është një skenë krimi”.

Gjykata e Hagës po heton krimet e mundshme të luftës të kryera nga forcat ruse gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

‘ICC’ ka “baza të arsyeshme për të besuar se po kryhen krime brenda juridiksionit të gjykatës”, tha Khan, raporton AFP.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

‘Duhet të ‘çajmë mjegullën’ e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm’.

Khan tha se një ekip mjeko-ligjor i ICC-së ishte vendosur të punonte “në mënyrë që të mund të sigurohemi vërtet që të ndajmë të vërtetën nga trillimi”.

Khan u takua me prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova në kryeqytetin Kiev, tha ICC.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Ata ranë dakord që “thellimi i angazhimit dhe forcimi i mëtejshëm i partneriteteve” ishte “vendimtar për dhënien e përgjegjësisë” për krimet e mundshme ndërkombëtare të kryera në Ukrainë, tha ai./BBC/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *