KryesoreLajme

Kryeparlamentarja Haxhiu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dihet kush ishte agresori

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu në fjalimin e saj të parë ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po zhvillohet në gjykatën Speciale në Hagë. 

Ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e qartë dhe e drejtë. Ka thënë se dihet që krimet janë kryer nga Serbia.

Lexo më shumë  Pas skandalit korruptiv, PS propozon “privatizimin” e tenderave të AKSHI

Haxhiu ka shtuar që pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në Kosovë.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të UCK-së. Sot këtu vijmë pasi tërë ditës  kishim seancën ndaj ish-krerëve të UCK-së. Historia e popullit të Kosovës është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UCK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, kush ka bërë krime. Ato krime janë kryer nga Serbia që kurrë nuk u përball me drejtësinë në mënyrë serioze, përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet dhe u amnistuan. Presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë
YouTube player