Lajme

Kryeparlamentari Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Farih Fazliu, tha se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë.

Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani shpërndanë pamje të Liqenit të Badovcit, kërkon të vizitohet Kosova

Këto komente ai i bëri pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmor anti-cipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë”.

“Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen

“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare”.

Rruga Press

YouTube player