KryesoreLajme

Kryeparlamentari Konjufca priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim u diskutua për punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe mjaft dinamike, për angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, që mbetet një prioritet i padiskutueshëm për popullin dhe shtetin tonë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kryeparlamentari Konjufca veçoi arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë periudhës që z. Tomaš Szunyog drejtoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje për të përsëritur sa më shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke uruar që të vijojë puna në drejtim të aspiratës së Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duke tejkaluar me angazhim sfidat që dalin përpara.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player