Kryengritja antikomuniste/ Presidenti vlerëson figurat e lëvizjes, nderohet Llesh Marashi
Presidenti Ilir Meta, dekoroi me titullin “Për merita të veçanta civile”, disa nga personalitetet e kryengritjes antikomuniste të Koplikut të vitit 1945.
Ylli Asllani, në emër të Presidentit Meta, u dorëzoi çertifikatat e nderimit paardhësve të ish-pjesëmarrësve të kryengritjes së Koplikut në Malsinë e Madhe.
I biri i Llesh Marashit, ish kryetarit të kryengritjes antikomuniste të Malsisë së Madhe, Rudolf Marashi rrëfeu për mediat historinë e arratisjes së tij në SHBA, pas ngjarjeve të mesit të shekullit të kaluar, ndërsa shprehu mirënjohjen për vlerësimin që iu bë babait të tij.
Llesh Marashi, drejtoi kryengritjen e Malёsisё së Madhe, e quajtur ndryshe kryengritja e Koplikut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1945. Kryengritja nisi me shpresë se do të masivizohej edhe në krahinat e tjera përreth, gjё që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi, duke përfunduar me ekzekutimin e kryengritësve nga komunistët, ndërsa disa të tjerë u arratisën jashtë vendit.
Rruga Press