KryesoreLajme

Kryeminstri Kurti për subvencionimin e izolimit të shtëpive: Aplikimi do të zgjasë dy javë, aplikoni sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për subvencionimin për efiçiencë të energjisë.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do të zgjasë dy javë.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndryshe, përkrahja financiare do të jetë deri në 5,500 euro për të: izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe për zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.

Kriteret që duhet plotësuar:

-Aplikuesi të jetë qytetar i Republikës së Kosovës dhe të ketë dokument identifikimi valid të Republikës së Kosovës;

– Aplikuesi të jetë i regjistruar dhe i verifikuar në platformën eKosova – https://ekosova.rksgov.net/.

– Shtëpia të jetë e banuar dhe e lidhur me njërin nga distributorët operues energjetikë në Republikën e Kosovës;

-Konsumi/pagesa për energji elektike: 4a. 21 nga 24 muajt e fundit, shtëpia të ketë konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kWh (kilovat orë) për muaj4; 4b. Kriteri sipas pikës 4a. nuk vlen për konsumatorët e rinj, të regjistruar5 nga data 1 shkurt 2024.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Për konsumatorët e rinj kërkohet që të kenë një faturë të paguar të energjisë elektrike për së paku një muaj nga shkurti 2024 deri në momentin e aplikimit.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

Për të aplikuar klikoni në https://ekosova.rks-gov.net/.

Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo.

Rruga Press

YouTube player