BotaKryesore

Kryeminstri kanadez Trudo i përgjigjet Trumpit me tarifën 25% dhe e akuzon se po flirton me Putinin

Kanadaja do të zbatojë tarifa prej 25% ndaj importeve amerikane në vlerë prej 155 miliardë dollarësh, ka bërë të ditur të martën në një konferencë për media, kryeministri kanadez, Justin Trudo.

Duke folur nga Otava, Trudeau ka thënë se nuk ka “absolutisht asnjë justifikim apo nevojë” për tarifat e vendosura nga SHBA-ja ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, raporton CNN.

Ai madje ka deklaruar se SHBA-ja po përpiqet ta qetësojë Putinin teksa shteteve fqinje u shpall luftë tregtare.

Lexo më shumë  Pas shfaqjes së shëmtuar në Uashington, Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën

“Shtetet e Bashkuara nisën një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të saj më të ngushtë, mikut të tyre më të ngushtë. Në të njëjtën kohë ata po flasin për të punuar pozitivisht me Rusinë, duke qetësuar Vladimir Putinin: një diktator gënjeshtar, vrasës”, u shpreh Trudo.

Kryeministri ka shpjeguar se mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë do të kenë tarifa menjëherë, ndërsa mallrat e mbetura me vlerë 125 miliardë dollarë do të kenë tarifa brenda 21 ditësh.

Lexo më shumë  Raporti i Eurostat: Punonjësit në Shqipëri kanë pagat më të ulëta për orë në Evropë

“Kanadezët janë të arsyeshëm dhe ne jemi të sjellshëm. Por ne nuk do të tërhiqemi nga një luftë. Jo kur vendi ynë, dhe mirëqenia e të gjithëve në të është në rrezik”, u shpreh kryeministri kanadez.

Trudo ka shtuar se Kanadaja do të paraqesë pretendime në Organizatën Botërore të Tregtisë, por ndërkohë, tarifat e saj do të mbeten në fuqi derisa tarifat e SHBA-së të tërhiqen.

Rruga Press

YouTube player