Bota

Kryeministrja e Finlandës: Brenda javëve do të vendosim për çështjen e aplikimit në NATO

Finlanda pritet të vendosë brenda pak javëve nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO, ka thënë të mërkurën kryeministrja finlandeze Sanna Marin, raporton CNN.

Duke folur në Stockholm pas takimit bilateral me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, Marin ka thënë se do të ishte më mirë që për vendime të tilla për siguri të ketë koordinim me Suedinë.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

“Nuk do të jap asnjë afat kohor se kur do të marrim vendimin tonë, por mendoj se do të vendosim shpejt. Brenda javëve, e jo brenda muajve”, ka thënë Marin.

Kryeministrja e Suedisë, Andersson, nuk ka shkuar aq larg, duke thënë se Suedia do të shqyrtojë opsionet dhe ka cekur se do të ketë zgjedhje në Suedi në shtator.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *