Bota

Kryeministri ukrainas bashkë me zyrtarë të tjerë shkojnë në Washington javën e ardhshme

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zyrtarë të lartë të financave do ta vizitojnë Washingtonin javën e ardhshme, raportoi Reutersit dhe AP-së, që kanë cituar burime.

Delegacioni, që përfshin ministrin e Financave Serhiy Marchenko, dhe guvernatorin e Bankës Qendrore, Kyrylo Shevchenko, do të jetë atje në të njëjtën kohë me takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Shmyhal, Marchenko dhe Shevchenko pritet të kenë takime bilaterale me zyrtarë të financave nga Grupi i Shtatë shteteve dhe të tjera, dhe do të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Banka Botërore mbi konfliktin në Ukrainë të enjten.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

Do të jetë mundësia e parë që zyrtarët kryesorë ukrainas të takojnë personalisht zyrtarë të financave nga ekonomitë e avancuara që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Takimi i të enjten do të jetë më shumë tryezë e rrumbullakët sesa konferencë donatorësh, edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë ngritur llogari të ndara për të mundësuar procedimin e donacioneve, dhe premtime shtesë pritet të shpallen javën e ardhshme.

Lexo më shumë  Gjermania është në recesion për të dytin vit radhazi

Do t’i japë mundësi zyrtarëve që të diskutojnë shkatërrimin fizik dhe pasojat ekonomike nga lufta, si dhe vazhdimin e funksionimit të sektorit bankar dhe financiar të Ukrainës.

“Pa mbështetje tani, nuk do të ketë rindërtim në të ardhmen”, ka thënë një nga burimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *