Bota

Kryeministri skocez: Prindërit e gruas sime janë në Gaza, kanë mbetur të ngujuar – nuk po mund të largohen

Kryeministri skocez ka thënë sot se prindërit e gruas së tij janë të ngujuar në Gazë dhe ka dënuar ashpër sulmet e Hamasit mbi territorin e Izraelit.

Humza Yousaf ka theksuar se prindërit e gruas që jeton në Dundee, kanë udhëtuar për në Gaza për të vizituar gjyshen e saj të sëmurë.

Lexo më shumë  Merz nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë

Izraelitët u kanë thënë që të braktisin atë rajon, por se Yousaf thotë se nuk kanë sesi të dalin nga Gaza.

Ai pranoi se së bashku me gruan janë të brengosur që prindërit e saj nuk do të mbijetojnë.

Prindërit e Nadia El-Nakle udhëtuan në Gaza një javë më parë dhe ishin atje kur Hamasi filloi sulmin e befasishëm në Izrael gjatë fundjavës së kaluar.

Lexo më shumë  “Vendimi do të merret sot”, Tusk: Mbështesim fuqimisht financimin për Ukrainën

Yousaf tha për BBC se dënon ashpër veprimet e paarsyeshme të Hamasit.

Rruga Press

YouTube player