Lajme

Kryeministri priti në takim lamtumirës ambasadorin austriak

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger.

Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

“Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”

Ndërsa, ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

“Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin. Në  takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

Rruga Press

YouTube player