Lajme

Kryeministri priti në takim diplomatin e njohur Shaban Murati nga Tirana

Gjeopolitika kombëtare dhe sjellja e hapave të domosdoshëm shtetërorë ishin tema e bisedës së takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me diplomatin nga Shqipëria, Shaban Murati.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin, që siç tha ai, zbulon rezonanca mendimi aq prospektive pas aktivitetit e përvojës së gjatë diplomatike të z. Murati, me mendimin politikan që mban posti i Kryeministrit.

Lexo më shumë  Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes

Në udhë të ndryshme, në metoda të ndryshme analitike ne kuptuam koherencën e plotë në qëndrime kur pikënisja është e qartë: shteti në funksion të kombit, tha kryeministri.

Shaban Murati ka qenë ish-drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Ai është autor i shumë librave dhe analizave për çështjet e Ballkanit, të diplomacisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të kulturës dhe artit. /mekulipress/

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *