Bota

Kryeministri polak viziton kufirin me Bjellorusinë, akuzon Putin: Është ai arkitekti

Situata në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë vijon të jetë e tensionuar, me refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika që tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e BE-së.

Në orët e fundit, efektivët e gardës kufitare polake ndaluan një grup refugjatësh që ishin arratisur nga një kamp në një zonë pyjore dhe i çuan ata në një qendër burgimi.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Më herët gjatë ditës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki vizitoi zonën kufitare, prej nga akuzoi presidentin rus Vladimir Putin si arkitekt të krizës migratore.

“Lukashenko është vetëm ekzekutori i mësymjes së fundit, por kjo mësymje ka një sponsor që gjendet në Moskë dhe ky person është presidenti Putin,” – deklaroi Morawiecki.

Nga ana e tyre, presidentët Putin dhe Lukashenko diskutuan në një bisedë telefonike lidhur me situatën në kufi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, që konfirmoi bisedën e zhvilluar deklaroi se Moska po i ndjek zhvillimet e fundit me shumë vëmendje.

Lidhur me episodet e verifikuara reagoi edhe Komisioni Evropian, që akuzoi regjimin bjellorus për sjellje gangsterësh.

Në kufirin mes dy vendeve ndodhen rreth 2 mijë emigrantë. Nga ana e tij, Minsku zyrtar e cilësoi si “shqetësuese” praninë e forcave polake të sigurisë dhe mohoi sërish orkestrimin e krizës së emigrantëve.

LEXO EDHE:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *