Bota

Kryeministri norvegjez: Përfshirja Musk në politikën e vendeve europiane, shqetësuese

Kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stere ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimet e miliarderit Elon Musk, në jetën politike të vendeve europiane.

“Më duket shqetësues fakti që një njeri me akses të konsiderueshëm në mediat sociale dhe burime të konsiderueshme financiare ndërhyn në një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Gjërat nuk duhet të jenë kështu mes demokracive dhe aleatëve”, tha Jonas Gar Stere.

Lexo më shumë  Makron i bashkohet Scholz dhe Starmer: Stop Elon Musk-ut

Në llogarinë e tij në mediat sociale, miliarderi së fundmi ka lavdëruar partinë e ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë dhe akuzat kundër kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Nëse ne shikojmë diçka të tillë në Norvegji , unë shpresoj dhe besoj se e gjithë skena politike norvegjeze do të kundërshtojë dhe distancohet,” shpjegoi Stere, i cili i përket Partisë së Punës Norvegjeze.

Lexo më shumë  Biden pritet të vendosë sanksione të konsiderueshme ndaj Rusisë në ditët e fundit të presidencës

Nëntë muaj para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 8 shtator, Stere ka mbetur prapa në sondazhe, deri në atë pikë sa zërat brenda partisë së tij po kërkojnë dorëheqjen e tij. Partia e Përparimit, një formacion kundër imigracionit i së djathtës populiste, vjen e para me një diferencë në sondazhet e fundit të opinionit publik.

Rruga Press

YouTube player