KryesoreLajme

Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Integrimi në BE mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës dhe kryeministri Kurti nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë bisedë u diskutua për zgjerimin dhe ecurinë e reformave të Kosovës drejt integrimit në BE.

Kryeministri Kurti theksoi se ndër vendimet e para të Kuvendit të Kosovës, krahas miratimit të buxhetit të ri në vlerë prej 4 miliardë euro, ishte edhe miratimi i Planit të Rritjes në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë  Ardita Sinani shkon në ambasadën e ShBA-së në Beograd: Diskutuam çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe të tjera

Pas miratimit të Planit të Rritjes, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraparë një sërë hapash për zbatim, të ndërlidhur ngushtë me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.

Integrimi në BE mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

Gjithashtu u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon. Kurti tha se Kosova është e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe i është bashkuar të gjitha pakove të sanksioneve të saj kundër Federatës Ruse, në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player