KryesoreLajme

Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar fermën e deleve të familjes së Xhelal Shalakut në fshatin Dardhishtë, dhe në bletarinë e Hyd Kelmendit dhe Trimor Stullqakut në fshatin Hamidi të Komunës së Obiliqit, ku ka thënë se përkrahjen për blegtorët e deleve dhe bletarët e kanë rritur në vazhdimësi.

Kryeministri Kurti, po ashtu ka thënë se kjo përkrahje ndaj fermerëve ka qenë cep më cep vendit dhe se gjatë këtij mandati katër vjeçar të qeverisjes së tij kanë qenë të ndara mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues.

Lexo më shumë  Nga Henry Ford te Elon Musk, pse industrialistët e mëdhenj tundohen kaq shpesh nga e djathta ekstreme?

“Përkrahja e shtetit për fermerë anekënd, cep më cep vendit, ka qenë prioritet i politikave tona. Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet.

Dje ishim për vizitë në fermën e deleve të familjes së Xhelal Shalakut në fshatin Dardhishtë, dhe në bletarinë e Hyd Kelmendit dhe Trimor Stullqakut në fshatin Hamidi. Përkrahjen për blegtorët e deleve dhe bletarët e kemi rritur në vazhdimësi. E gjetëm me 20 euro subvencion për kokë dele, ndërkaq në programin e sivjetmë do të jetë 30 euro – 50% më shumë. Në vitin 2020 subvencionimi për koshere ishte 15 euro, sivjet do të jetë 25 euro – mbi 66% më shumë. Për herë të parë në vend e rajon, po subvencionojmë bimët mjaltëdhënëse me 450 euro, duke krijuar mundësi për më shumë të hyra për fermerët nga prodhimi shtesë i mjaltit nga bimët dhe bletë më të shëndetshme. Në dy vjet e fundit fondin blegtoral për gjedhe e kemi rritur për 11.3 milionë euro.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Me të njëjtin ritëm, duke synuar më shumë e më mirë, vijojmë edhe pas 9 shkurtit.”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në një postim në facebook.

YouTube player