KryesoreLajme

Kryeministri Kurti viziton familjen e Afrim Bunjakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjakut për nder të njëvjetorit të rënies së tij gjatë detyrës zyrtare në Banjskë të Zveçanit.

Kurti është shoqëruar nga Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla.

Më 24 shtator 2023, një grup i uniformuar i serbëve ka kryer sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një pritë ishte vrarë fillimisht polici-rreshter, Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku.

YouTube player