KryesoreLajme

Kryeministri Kurti viziton fabrikën e dronëve “Bayraktar” i prezantohet modeli i fundit i avionit luftarak pa pilot

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vazhdon vizitën në Turqi duke iu takuar me personalitetet më të larta të këtoj vendi duke përfshirë edhe presidentin turk Erdogan.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve “Bayraktar”, të cilët tashmë janë në posedim edhe të Ushtrisë së Kosovës.

“Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë” ka thënë kurti në faqen e tij zyrtare në facebook.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti është mirëpritur nga pronarët e kompanisë vëllezërit Bayraktar, Haluk dhe Selçuk, ai është njoftuar edhe me prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma i cili është teknologjia më e fundit e avionëve pa pilot që ka bërë senzacion në të gjithë botën.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player