KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Vizita e Burnsit, dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për sigurinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar dëshmi të përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe parandalimin e kërcënimeve të sigurisë për Kosovën, vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane për Inteligjencë (CIA), William Burns, javën e shkuar.

“Takimi ka shkuar shumë mirë. Dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion tejet të rëndësishme, të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. E falënderoj William Burnsin për vizitën në vendin tonë dhe kjo është dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit, e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti të martën para gazetarëve, pas inaugurimit të renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Burns javën e shkuar zhvilloi një “tur” në Ballkan. Ai fillimisht vizitoi Bosnjë-Hercegovinën, më pas Serbinë dhe dy ditë në fund qëndroi në Kosovë. Në Kosovë ka takuar presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Kurti.

Nga takimet janë dhënë pak detaje prej udhëheqësve të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player