Lajme

Kryeministri Kurti uron Gjermaninë në Ditën e Ribashkimit

Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka marrë pjesë në ngjarjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.

Në komunikatën për medie të zyrës së Kryeministrit thuhet se me rastin e kësaj feste, Kurti uron shtetin dhe popullin mik gjerman.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Komunikata e plotë:

Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot pati kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.

Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uron përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë.

Kryeministri Kurti falënderon Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.​

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *