Kryeministri Kurti uron Gjermaninë në Ditën e Ribashkimit
Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ngjarjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.
Në komunikatën për medie të zyrës së Kryeministrit thuhet se me rastin e kësaj feste, Kurti uron shtetin dhe popullin mik gjerman.
Komunikata e plotë:
Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot pati kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.
Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uron përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.
Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë.
Kryeministri Kurti falënderon Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.