Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris, përcjell KosovaPost.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

Rruga Press

YouTube player