Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Greqi, merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Greqisë.

Kreu i Qeverisë pritet të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës