Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Kurti do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe).
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.
Rruga Press