KryesoreLajme

Kryeministri Kurti u takua me Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.

Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Sipas njoftimit, Qeveria ne detyrë punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Rruga Press

YouTube player