KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon Nussbaumerin: Lidhjet me Zvicrën janë të fuqishme

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost.

“Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kurti ka thënë se e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve.

YouTube player