Lajme

Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it, vlerësim për komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm

Situata e sigurisë në Kosovë në kohën e zhvillimeve të mëdha në botë, është diskutuar të mërkurën mes kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. 

Diskutimi mes të dyve u zhvillua për sfidat për sigurinë që mund të paraqesin ndryshimet në botë. 

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. 

Lexo më shumë  26 ton misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, AKU në Shkodër kallëzon penalisht ‘Modi’ shpk

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player