KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për hapjen e urës së Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Sveçla janë takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka diskutuar edhe për hapjen e urës së Ibrit.

Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.

Lexo më shumë  Dalin e pamjet e çarjes së digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ata janë takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

“Bashkë diskutuan rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm”, thuhej në njoftim

YouTube player