Kryeministri Kurti takoi ish ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, Kurti dhe Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.
“U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse” – ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Rruga Press