Kryeministri Kurti takoi emisarin britanik Stuart Peach, flasin për zhvillimet në vend
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, i cili ndodhet për vizitë në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Në takim janë diskutuar zhvillimet aktuale në Kosovë.
Edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar takimin e kryeministrit Kurti me emisarin britanik.
Rruga Press