KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takoi drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Kryeministri Kurti e uroi Vashchenkon për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.

“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë”, theksohet në njoftim.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

Në njoftim thuhet tutje se “Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”