Lajme

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet për Bujar Nishanin: Presidenti që punoi me maturi e urtësi politike për shtetin modern shqiptar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Nishani gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar, përcjell arbresh.info.

Ndërsa ka shprehur mirënjohje për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë

Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar.

Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo.

I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij.

Lexo më shumë  Kritika të ashpra ndaj Serbisë në draftraportin e PE-së, kërkohet të ndiqet penalisht Radoiçiq

Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë. – ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *