KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që i ka filluar punimet sot në Prishtinë tha se qeveria e Kosovës po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës.

Ai foli edhe për problemin që ka të bëjë me martesat e hershme e komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptas e ku raste të tilla janë trajtuar nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Kurti tha se qeveria e Kosovës po angazhohen që komunitetet pakicë  të punësohen në institucionet e Kosovës, duke përmendur edhe betimin si policë të Kosovës.

Ndryshe Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor është një ngjarje vjetore që po bashkon qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Lexo më shumë  Kandidati për deputet, Ejup Maqedonci viziton aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Drenas

Samiti organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit – Republika e Kosovës me mbështetjen e Terre des hommes Misioni në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionit HEKS, në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Rruga Press

YouTube player