Lajme

Kryeministri Kurti: Protestat nuk janë paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas një komunikate për media të Kryeministrisë shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, siç thuhet, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të mediave.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë joserbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Kurti në këtë takim thuhet se ka shprehur rëndësinë dhe nevojën për deeskalim të situatës.

“Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për deeskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.​

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *