Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.

Lexo më shumë  Kosova forcon lidhjet me Selinë e Shenjtë – Audiencë private e Presidentes Osmani

Ata e falënderuan Kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.

Kryeministri Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë. Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë, tha Kryeministri.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *