KryesoreLajme

Kryeministri Kurti pret në takim përfaqësues nga organizata “Qatar Charity”, thellohet bashkëpunimi ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësues nga organizata “Qatar Charity”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni i organizatës është kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al Kuwari dhe ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasadori jorezident për Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Dosari.

Kryeministri i ka falenderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kosovës ka marrë nga fondacionet e shtetit të Katarit për zbatimin e shumë projekteve.

Kurti dhe përfaqësuesit e organizatës kanë diskutuar për mundësitë konkrete për investime, me theks të veçantë në shërbimet shëndetësore.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve me rëndësi të dyanshme.

U theksua qëllimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke veçuar potencialin e madh që ofron Kosova në shumë fusha, si ajo e teknologjisë së informacionit, energjisë, minierave dhe pasurive nëntokësore të Kosovës.

Sot do të përurohet dhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1.7 milionë euro, prej të cilave komuna ka kontribuar me 600 mijë euro kurse organizata me 1.1 milionë. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”
YouTube player