KryesoreLajme

Kryeministri Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: U ndihmon qytetarëve, ekonomisë e tregtisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do t’i ndihmonte qytetarëve pa dallim etnie, por edhe ekonomisë e tregtisë.

Kurti në konferencë për media të enjten u shpreh se është e pakuptueshme pse vetëm Ura e Ibrit të ngelet e mbyllur për vetura.

“Nuk është kundër askujt, por për qytetarët dhe për mallrat e kapitalit. I ndihmon njerëzit në të dy anët e Ibrit pa dallim etnie, gjithashtu edhe tregtinë, ekonominë e bashkëpunimin. Janë edhe tri ura dhe të ngelet vetëm kjo e mbyllur është e pakuptueshme. Edhe kjo urë do të duhej të lihej e hapur. Hapja e urës në mënyrë të plotë është quajtur simbol i normalizimit në të kaluarën nga Brukseli”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Konflikti Becchetti, qeveria transferoi 70 mln euro tek Albcontrol nga fondi i investimeve në 2025

Ai ka folur edhe për komentet që duhet t’i dërgojnë te Bashkimi Evropian për marrëveshjen e Brukselit, pasi sot është afati i fundit.

Kurti ka thënë se ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar dhe do të ketë informacione të reja “sot më vonë ose më së largu nesër”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte