Lajme

Kryeministri Kurti për Dua Lipën: Jeni diplomatja më e mirë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim falënderues mbi këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderua me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Promovimin e Kosovës e bëri në një mënyrë dinjitoze që u vlerësua edhe nga Kurti.

Lexo më shumë  Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujorin e parë të vitit në Shqipëri

Ky i fundit shkroi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke thënë se Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja më e famshme në botë, ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

“Urime për çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenarë për ju”, shkroi ai.

Dua Lipa fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke treguar dashurinë për atdheun e saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *