KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom ka kohë të bëhet gjatë ditëve të tjera të vitit, kur si ekzekutiv janë të zënë me urgjenca të përditshme.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike. Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si një përgjigjet e njërit prej jush pa  çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Lexo më shumë  Përballja në Opinion/ Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve

Ai tutje ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta  çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

Lexo më shumë  Ja pse opozita në Kosovë i jep zjarr çështjes së pagave

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të  çdo kursi politik dhe shoqëror. Një  çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.

YouTube player