KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në pritjen e ambasadës Gjermane u shpreh se: Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Gjermania ka qenë, dhe vazhdon të jetë, një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik e deri tek formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku,” ka thënë ai.

Lexo më shumë  “Ngjarje e tmerrshme” – Haxhiu reagon pas krimit në Prizren, kërkon dënim maksimal

Ai shtoi se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si platformë për biznes, ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe kompanive.

“Me mbi gjysmë milion të rinj nga mosha 15 deri në 30 vjeç, Kosova është plot energji, kreativitet dhe potencial. Ky potencial rritet më së miri në një ekosistem të shëndetshëm: me institucione të forta, drejtësi dhe partneritete që janë ndërtuar mbi besimin reciprok dhe qëllimet e përbashkëta. Njëjtë si partneriteti ynë,” u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Hoxha: LDK-ja dhe raporti i saj i varësisë ndaj PDK-së e Devollëve

Në vijim ai përmendi se Kosova është e para në rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore, e para në përmirësimet në sundim të ligjit në rajon dhe e dyta në nivel global sipas World Justice Project, e dyta në Evropë dhe e treta globalisht për liritë civile sipas Freedom House, dhe e para sa i përket demokracisë elektorale në Ballkanin Perëndimor sipas Institutit V-Dem.

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mori-pjese-ne-pritjen-e-organizuar-nga-ambasada-e-gjermanise-ne-kosove-me-rastin-e-emerimit-te-drejtorit-te-ri-ekzekutiv-te-odes-ekonomike-gjermano-kosovare-oegjk-besnik-vasolli

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit