Kryeministri Kurti në Podujevë: Do të kishte qenë problem për Kosovën, nëse komunat veriore do udhëhiqeshin nga opozita
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tubimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, ka mbajtur fjalim duke thënë se shteti është shtëpia e popullit dhe se ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin.
Kurti tha se kryetarët e komunave veriore janë antëtarë të kësaj partie dhe sipas tij nëse partitë e tjera do i udhëheqnin këto komuna do të ishte një problem për shtetin e Kosovës.
¨Me pasë qenë partitë e tjera në komunat kufitare kishte qenë problem për besë, se ata i thojnë Serbisë ‘razumem’ nuk ka ‘razumem’ me kojshinë e keq. Kur e ke kojshin e keq duhet ta mbash moralin lartë dhe pushkën e mirë plotë. Ashtu siç është shtëpia për familjen ashtu shteti është për popullin. Shteti është shtëpia e popullit¨, ka thënë kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti përmendi investimet e bëra gjatë këtij mandati katërvjeçar në fushën e sigurisë, ku tha se në qeverisjen e tyre të ardhshme do të prodhohen dronët made in Kosova.
¨Kemi blerë drona Bayraktar luftarak TB2 nga Turqia, kemi blerë sistemin anti tank Javelin amerikan, po blejmë helikopterë black hock, skiftera të zi nga Shetet e Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe fabrikën tonë të municionit e pas blerjes së dronave edhe do t’i prodhojmë dronat made in Kosova¨, ka thënë Kurti në tubimin elektoral në Podujevë.
Rruga Press