KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në Irlandë takon diasporën, diskutojnë për kthimin e bashkatdhetarëve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Irlandë ka takuar bashkatdhetarët të cilët jetojnë atje.

Në një njo0ftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti ka diskutuar me ata për planet e qeverisë për kthim të trurit dhe bashkatdhetarëve në Kosovë.

“Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në njoftim thuhet se diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën dhe si Qeveri e kanë obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. “Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player