Lajme

Kryeministri Kurti: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës

Pas takimeve të ditës së djeshme me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në qytetin e Këln-it.

Përgjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë.

Diskutuan për rolin e mërgatës, arritjet e përbashkëta, sfidat dhe rrugën përpara për më shumë progres, mirëqenie e prosperitet në avancimin e shtetit tonë, për vlera shoqërore dhe zhvillimin e drejtë.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj.” u shpreh kryeministri.

Lexo më shumë  Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit

Ai përmendi disa prej sukseseve gjatë mandatit tonë qeverisës ku janë dyfishuar eksportet e më shumë se dyfishuar investimet e huaja, gjersa kemi rritur buxhetin e shtetit e ulur borxhin publik. “Po ashtu kemi investuar në fusha kyçe si mbrojtja e siguria, arsimi e shëndetësia, bujqësia e teknologjia” tha kryeministri.

Rruga Press

YouTube player