KryesoreLajme

Kryeministri Kurti mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, diskutuan për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Günter Sautter, që në takim u shoqërua nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Kryeministri e falënderoi Sautter për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë e cila ka qenë thelbësore për çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

U bisedua për rezultatet e Procesit të Berlinit, përfshirë gjashtë takimet ministeriale, dhe vlerësuam si arritje të rëndësishme marrëveshjen e re për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Deklaratën për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunimin rajonal, dialogun në Bruksel dhe integrimet euro-atlantike.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë

Kryeministri e uroi Sautter për pozitën e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë në avancimin e agjendës së përbashkët në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë dhe lirive themelore.

YouTube player